Tedi Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën të lidhur me bandat e Durrësit!

by editor

Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi zbuloi sipas tij prova që tregojnë se grupi i agjentëve që kryen arrestimin e Ilir Metës janë banditë të veshur me uniformë policie.

Advertisements

Blushi tha se shqiptarëve do t’u tregohet me prova dhe fakte se “pjesë e grupit terrorist që dhunuan dhe rrëmbyen Presidentin kanë qenë banditë me uniformë”.

Advertisements

“Jemi duke verifikuar emër për emër këta banditë dhe fytyrën do ua bëjmë publike, që ta mësojnë shqiptarët se kush janë këta gangsterë që trimërohen pas një maske në surrat. Kush janë këta horra që u përdorën nga Altin Dumani dhe Edi Rama”, u shpreh ai.

Më tej Blushi sqaroi se “një nga gjasë oficerët e ngarkuar në detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit, gjë që nuk ndodhi kurrë, është një djalë i moshës 27 vjeç pa eksperiencë në strukturat e policisë”.

Advertisements

Sekretari i Partisë së Lirisë pretendon po ashtu se të pakën dy persona me precedentë penalë kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimit të Metës dhe i akuzon ata se kanë goditur ish-Presidentin.

Blushi në vijim tha se nga një automjet civil tip “Volkswagen” janë kërcënuar me armë qytetarët që të mos filmonin momentin e ndalimit të Metës dhe ky automjet sipas tij përdoret nga individë me të shkuar të errët kriminale.

“Sa i përket horrave që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht Presidentin e Partisë së Lirisë pa u identifikuar se të cilës strukturë janë, janë të paktën dy persona me precedentë penal, që është e paqartë sesi kanë hyrë në strukturën e policisë, por me një kaluar të herët lidhur me bandat në zonën e Durrësit. Së dyti, një nga automjetet civile, pa asnjë logo policie është një automjet tip “Volkswagen” civil me targë AA 42I VA. Është ky automjet nga i cili ka dalë një nga banditët me kapuç që ka kërcënuar me armë qytetarët që filmonin skenën e ngjarjes. Na rezulton se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues, madje dhe me shumë historik të dyshimtë. Në datën 20 Dhjetor të vitit 2022 është ndaluar në Tiranë tek Ekonomiku dhe është liruar. Automjet i dyshuar që lëviz me xhama të zinj në zonën e Tiranës dhe të Durrësit, dyshojmë se nuk përdoret nga Policia e Shtetit sepse mjetet e tyre janë të identifikuara. Precedenti tregon se janë makina që përdoren nga personazhe të botës së errët të krimit”, zbuloi Blushi.

You may also like