“Tek lokali im mos hajde më”/ Si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve! 50-vjeçari nxori thikën duke goditur disa herë artistin

Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë në gjendje të dehur në lokalin në pronësi të këngëtarit.

Advertisements

Por mëngjesin e sotëm, 30-vjeçari Ademir Fresku i ka thënë që nuk do i shërbehet më duke e paralajmëruar që të mos shkonte më tek lokali i tij.

Tregtari raportohet se menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë këngëtarin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, Gjergj Dardha

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.