Tek propozimi i Donaldit për Borën paska gisht dhe Romeo

by editor

Tek propozimi i Donaldit për Borën paska gisht dhe Romeo
Romeo Veshaj ka qenë i ftuar në “Dancing with the stars” ku shoqëroi Fifin në kërcim. Pas performancës ai ka zbuluar edhe historinë e unazës me të cilën Donaldi propozoi Borën në premierën e “5 Herë jo”. Romeo tha se e ka zgjedhur pikërisht ai unazën.

“Unazën ja mora unë, nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe. Donaldi tha nuk mund te futem në argjendari se do kuptohet. E i thashëshkon vëllai. Atje më thanë: Bravo Donaldi sa ke ndryshuar, do martohesh. Pastaj më thanë më trego vajzën, ma përshkruaj. Dhe ju thashë ajo ka sytë më të bukur në botë”, tregoi Romeo.

Advertisements

You may also like