Një ngjarje e rëndë u raportua para pak ditësh ku një police 22-vjecare u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Advertisements
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në “Good Morning Albanians” se zbardhja e kësaj ngjarje do të vijë duke parë lëvizjet e fundit të viktimës dhe telefonatat e fundit. Ai tha se i dashuri i vajzës, i cili u arrestua, ka bërë një gabim shumë të madh duke fshirë mesazhet në telefonin e viktimës pasi e gjeti atë të vdekur.
Advertisements
“Është e vërtetë që momenti i fundit mund të jetë gjilpëra që çau tullumbacen e fryrë. Policia duhet të përqendrohet te telefonat dhe te lëvizjet e fundit. Mendoj se policia po rezervohet që të mos dëmtohen rezultatet, por jam i sigurt që momentet e fundit do çojnë në zbardhje. Prekja e ngjarjes është shumë problematike. Mendoj se ai individi që bashkëjetonte me policen ka bërë një gabim shumë të madh që ka fshirë mesazhet. Në vendngjarje nuk preket gjë, kontrollohet viktima, telefonohet policia dhe kaq”,-tha eksperti.
Policia arrestoi të dashurin 28-vjeçar të efektives së vetëvrarë pasditen e së premtes, me akuzën se ka penguar në zbulimin e së vërtetës që e shtyu të renë drejt vendimit tragjik. I dashuri 7 vite më i madh Endri Nika ka hyrë në banesë pasi Aldorjana Loshi nuk i përgjigjej thirrjeve të tij, dhe pasi e pa të pajetë, ka fshirë nga celulari i saj të gjitha mesazhet e shkëmbyera me njëri-tjetrin. Te njëjtën gjë beri edhe nga telefoni i tij.
Por u zbulua se ajo i kishte shkruar, “derën e ke të hapur kur te vish, Zoti të ruajt”.