Temperatura -5°C gjatë këtyre ditëve! Sinoptikani bën parashikimin e motit për festat e fundvitit

by editor

Sinoptikani Hakil Osmani, përsa i përket temperaturave për ditën e nesërme, u shpreh se pritet një mot i qëndrueshëm. Po kështu u shpreh edhe për motin gjatë festave të fundvitit, ku ndër të tjera tha se vendi pritet të përfshihet nga temperatuart e ulëta deri në -5 gradë Celsius.

“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e vranësirave. Duke filluar në orët e mbrëmjes do kemi përmirësim të temperaturave dhe motit të qëndrueshëm, pritet të ketë një përmirësim të temperaturave po ashtu, sot ka pasur një prezencë të një mase të ftohtë ajrore. Vlera deri në -3 gradë celsius është regjistruar sot. Dita e diel do të sjellë një tjetër ulje të temperaturave, pritet deri në-5 gradë celsius.

Advertisements

Dita e dielë do sjellë përmirësim edhe për sa i përket parametrave të erërave. Për sa i përket periudhës së festave të fund vitit, pritet një mot më i qëndrueshëm temperaturat e ajrit do të jenë të larta për javën në vazhdim. Ende nuk mund të them se jemi në kulmin e dimrit, pasi është vetëm fillimi i stinës.”, u shpreh Osmani për News24.

You may also like