“Temperatura deri në 22 gradë”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizën e motit për ditët në vijim

by editor

Deri të mërkurën vendi do jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duken bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalim të vranësirave jo problematike.

Advertisements

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në një emision televiziv se ditën e mërkurë grumbullimet e vranësirave do krijojnë mundësi për reshje shiu, kryesisht në jug.

Advertisements

Në pjesën e dytë të javës mund të ketë reshje në sasi të pakta. Temperatura ditën e sotme pritet të jenë të larta në vlera që shkojnë deri në 22 gradë celsius.

Në pjesën e dytë të javës pritet një rënie e lehtë me 2-3 gradë celsius por sërish maksimumet mbeten të larta.

You may also like