Temperatura mbi 40 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

by editor

Sipas MeteoAlb: Do të vijojë i nxheti sërish në territorin Shqiptar; për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Advertisements

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor; duke rrezikuar reshje të izoluara.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 18 gradë celcius por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërisht në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Kosova

Do të mbetet prezent vala e nxehtë Afrikane; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat përgjatë shtrirjes Veri – Verilindje;

Temperaturat e ajrit të pesojnë rënie në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 39°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

You may also like