Temperatura mbi 42 gradë Celcius, ja cili qytet në Shqipëri do të përjetojë temperatura “ferri” ditën e hënë

by editor

Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Advertisements

Sipas shërbimit meteorologjik Meteoalb, problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 42 gradë C.

Advertisements

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C.

Advertisements

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Dita e Hënë sjellë rifuqizim të valëve të të nxehtit me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan duke bërë që në Kosovë të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU dhe priten maksimume deri në 37 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Orët e paradites do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, ndërsa pasditja do të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave të cilat më prezente PARAQITEN në zonat Veriore.

Territori i MV do të MBETET me mot të qëndrueshëm, KU pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të pasdites.

Ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm gjatë mesditës duke bërë që maksimumet të ngjiten në qytetin e Manastirit deri në 39 gradë C.

Kjo situatë termike vjen si pasojë e ri-fuqizimit të valëve të të nxehtit Afrikan në rajonin e Ballkanit duke diktuar temperatura të larta edhe në MV.

Europa Jugore dhe gadishulli Iberik do të jenë nën dominimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Vlera ekstreme priten në Gadishullin Iberik, Italinë Jugore, Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut KU pritet të thyhen edhe rekordet historike pasi maksimumi do të ngjitet deri në 45 gradë C.

Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe shira të dendur do të mbetet moti në: rajonin e Balltikut, Europen Lindore si edhe vendet e Europës Qëndrore.

You may also like