“Temperatura të qëndureshme, por dhe…”/ Meteorologia Lajda Porja jep lajmin e papritur se cfarë do të ndodh këtë fundjavë

by editor

Mot i qëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se do të mbizotërojë moti i kthjellët por pritet të ketë edhe vranësira të lehta dhe kalimtare. Temperaturat e ajrit pritet që të arrijnë në 24 gradë.

Advertisements

“Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale mbeten prezente gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare. Shtohen vranësirat në fundjavë, kryesisht të dielën.

Advertisements

Më së shumti do të jenë në zonat malore, përgjatë shtrirjes lindore. Sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit vijojnë të jenë të freskëta, ku minimalet janë 0 apo 1 gradë në zonat malore. Ndërkohë, vlerat maksimale do të jenë 23-24 gradë. Edhe parametri i erës nuk do të jetë problematik gjatë kësaj fundjave, do të jetë e lehtë por relativisht e ftohtë me origjinë nga lindja.”, tha ajo.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.

“Republika e Kosovës dhe MV ndodhen nën ndikimin e kësaj mase të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët, vranësira të shpeshta në territor, dhe nuk pritet që të ketë reshje. Kosova regjistron temperatura -1 minimalet dhe maksimalet deri në 18 gradë. Maqedonia e Veriut regjistron0 dhe 1 gradë vlerat minimale dhe deri në 20 gradë ato maksimale.”, u shpreh meteorologia.

You may also like