Temperaturat deri në 35 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavën

by editor

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Njoftimi i SHMU:

Advertisements

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa ditën e Shtunë në mesditë deri pasdite ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 8m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Advertisements

Advertisements

You may also like