Temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën. Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.
Advertisements
Çfarë është goditja nga i nxehti?
Advertisements
Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë.
Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:
Advertisements
trurin dhe sistemin nervor
sistemin e qarkullimit të gjakut
mushkëritë
mëlçinë
veshkat
aparatin tretës
muskujt
Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:
temperaturë e lartë
lëkurë e nxehtë dhe e thatë
rrahje të shpejta të zemrës
konfuzion
humbje të vetëdijes
koma deri në humbje jete
Çfarë është lodhja nga i nxehti?
Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose
brenda disa ditëve.
Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:
ngërçe të muskujve
një puls të shpejtë ose të dobët
një ndjenjë e përgjithshme dobësie
të vjella
djersitje
lëkurë e ftohtë, e njomë
marramendje dhe nganjëherë gjendje të fikëti
urinë me ngjyrë të errët
dhimbje koke
Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta.
Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.
Faktorët e rrezikut
Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:
mbipesha
sëmundjet ekzistuese
djegia nga dielli
ilaçe të caktuara për sëmundjet e zemrës ose presionin e lartë të gjakut, veçanërisht diuretikët
ndryshimet e papritura të temperaturës
qëndrimi jashtë në nxehtësi ekstreme, ose në ambiente të mbyllura pa ndonjë mënyrë për tu freskuar
Parandalimi
Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:
qëndruar brenda në pjesën më të nxehtë të ditës, me ajër më të freskët
përpiquni të qëndroni në hije kur jeni jashtë
konsumoni 2-4 gota ujë çdo orë, kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të larta
bëni pushime të shpeshta kur punoni ose stërviteni jashtë në ditët e nxehta
vishni rroba të gjera pambuku, me ngjyrë të hapur
përdorni ujë më të ftohtë kur bëni dush
mbani një kapelë për të mbrojtur fytyrën nga dielli
shmangni pijet që ju dehidratojnë, si ato me kafeinë ose alkool
Trajtimi
Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:
qëndroni në një vend ku ka hije
hiqni ndonjë veshje të tepërt
ndizni ventilatorin ose kondicionerin
freskohuni me ujë të ftohtë, vendosni peshqirë të lagur në trup ose akull
konsumoni lëngje dhe ujë
Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet. Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me
nxehtësinë.