Tension i lartë para Prime,Valbona shpërthen në ofendime ndaj Gertës dhe i përmend Oltën:Shko rregullohu me motrën o..

Pak para nisjes së spektaklit të mbrëmjes, tensionet mes dy banoreve të Big Brother VIP Albania, Valbonës dhe Gertës, kanë arritur kulmin.

Advertisements

Gjatë përgatitjeve për natën e madhe, Valbona lëshoi një koment ofendues, duke përfshirë dhe motrën e Gertës, Oltën.

Advertisements

Ajo iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet motra, imagjino”.

Reagimi i Gertës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, ndërsa mbrojti motrën e saj me forcë, duke deklaruar:

“Motra ime është yll. Motrën e kam zemër, e kam shpirt. Harroje se më prek te motra, sepse atë e kam një të vetme. Gjithë ditën fol po deshe”.

Ky debat ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe ka krijuar një atmosferë të tensionuar mes dy protagonisteve, e cila duket se po bëhet gjithnjë e më e ndezur.

Mbetet për t’u parë nëse konflikti do të qetësohet apo do të eskalojë më tej në ditët që vijnë.