Mbrëmjen e kaluar, Ferma VIP është përfshirë nga një tjetër situatë tensionuese.
Advertisements
Në qendër të debatit ka qenë Alba, e cila ka reaguar ashpër ndaj Ganiut, duke e akuzuar se e ka prekur pa dëshirën e saj dhe i është afruar nga pas me qëllim provokimi.
Advertisements
Ngjarja ka ndezur menjëherë tensione në shtëpi, me Alban që ka ngritur tonet ndaj Ganiut dhe ka kërkuar mbështetjen e Limit, një mbështetje që nuk e gjeti në atë moment.
Reagimi i saj është përshkallëzuar më tej kur, në kulmin e zemërimit, e ka quajtur Ganiun “pis mashkull”, ndërsa ky i fundit ka preferuar të qëndrojë indiferent ndaj akuzave.
Kjo situatë ka sjell edhe përplasjet e para të Albës me Limin.
Biseda:
Alba: Pse më the para të gjithëve hë se s’të ka bërë gjë
Limi: Unë nuk kam parë gjë
Alba: Të ma thuash para gjithë njerëzve që janë kundër meje. Më thë para të gjithëve hë se ska bërë gjë
Limi: Të thash nuk e kam parë. Po s’të ka bërë gjë se ne gjithë kalojmë ashu më njëri-tjetrin
Në këtë moment Alba mbushet dhe nis të qaj.
E prekur emocionalisht, Alba ka shpërthyer në lot, ndërsa banorja tjetër, Esteri, ka ndërhyrë duke i thënë: “Je e mbushur nga situatat e tjera”, duke nënkuptuar se reagimi i saj mund të jetë pasojë edhe e ngarkesave të mëparshme.
Ky moment i vështirë për Alban vjen pas një episodi të mëparshëm, ku Ganiu i është futur në shtrat pa miratimin e saj, duke sjellë shqetësim dhe debat brenda fermës.
Situata pritet të ketë jehonë të gjerë brenda dhe jashtë Fermës, ndërsa publiku është ndarë në reagimet e tij ndaj asaj që ndodhi.