Tensione sporadike janë regjistruar në protestën e zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. E ndërsa i është vënë flaka disa gomave, një skenar i ngjashëm me protestat e mëparshme, Policia ka përdorur fikëset e zjarrit për të shuar flakët.
Advertisements
Por ky veprim i Policisë ka irrituar disa nga protestuesit, që kanë reaguar ndaj forcave të rendit. Policia ka spërkatur me ujë me presion disa nga protestuesit, ndërsa tymi ka krijuar jo pak probleme, duke iu shtuar kështu problemeve që krijohen nga temperaturat e larta të motit.
Advertisements