Tensionet në Sekretariatin e Etikës, Noka-socialistëve: Zjarri do t’ju shkojë deri në Surrel

by editor

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.

Advertisements

Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

Advertisements

“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Noka: Nxirri jashtë (për gardën)

Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.

Bushka: Me mikrofonin ç’pate?Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi.

Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.

Zjarri do ju shkojë deri në Surrrel.

You may also like