Tensionet në Veri, komandanti i KFOR-it takohet me Vuçiçin, ja çfarë pritet të ndodhë

by editor

Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Advertisements

Në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të Dialogut, udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Advertisements

Tensionet mes palëve janë rritur sërish, pasi sot 3 policë kufitar dyshohet se janë marrë peng në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç.

Sipas policisë, ata dyshohet që janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre.

Advertisements

Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

You may also like