Tentoi të ekzekutonte një grua me thikë, përfundon në pranga 33-vjeçari

by editor

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një 59-vjeçare nga fshati Zhupan të Fierit.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.N., i cili për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen F. N., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

I riu akuzohet për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi zyrtar nga Policia:

Fier/ Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetase, arrestohet 33 vjeçari.

Advertisements

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit të një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan, Fier.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi morën njoftim se në fshatin Zhupan ka ndodhur një plagosje me mjet prerës (thikë), afrohen dhe kapin në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen F. N., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Në vijim të veprimeve procedurale Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier, arrestoi shtetasin A. N., për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

You may also like