Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

Një 58 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka tentuar të korruptojë policin e rrugores. F.M 58 vjeç kaloi kur semafori ishte i kuq, dhe pasi u ndalua nga policia tentoi ti japë një shumë parash me qëllim shmangien e gjobës.

Advertisements

Njoftimi i policise:

Advertisements

Policia Rrugore Tiranë
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Shkon në 70 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin me drejtues shtetasin F. M., 58 vjeç, pasi ka vazhduar lëvizjen gjatë kohës që semafori e ndalonte. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=676698504486985&set=a.625055509651285&type=3&ref=embed_post