Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytetin Studenti.
Advertisements
Referuar burimeve nga spitali i Traumës, mësohet se Henri Haxhiraj vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Advertisements
“Është në sallë gati për t’u operuar pas plagës që i ka shkaktuar vetes në kokë me armën e shërbimit. Grupi hetimor ende nuk e ka të qartë shkakun. Ndërkohë familjarët kanë mbetur të shokuar. Në deklarimet e para familjarët që kanë qenë të pranishëm, ka lajmëruar menjëherë policinë. Në deklarimet paraprake familjarët kanë pohuar se kohët e fundit 37-vjeçari kishte filluar të shfaqte shenja depresioni. Por hetimet ende vijojnë pasi grupi hetimor është ende i paqartë për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.