‘Kam tentuar të vrisja veten për 15 vjet radhazi’! Pranvera: E përfytyroja veten në kosh plehrash, të braktisur, të refuzuar…

by editor

Në moshën 7-vjeçare Pranvera mësoi një të vërtetë që i shembi të gjithë botën e saj të sigurt: prindërit që ajo njihte nuk ishin të vërtetët. Nga ai moment ajo nisi të kërkonte me çfarë mundej për të mësuar sado pak mbi prejardhjen e saj.

Advertisements

Momenti i parë kur asaj iu konfirmua ishte gjatë adoleshencës. Pranvera rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ndjesinë e fortë të refuzimit e cila në 15 vitet e ardhshme e shtynte në mendimet e vetëvrasjes.

Advertisements

Pranvera: Në klasën e shtatë një nga të afërmit tanë, shkova, e kam pyetur pasi në familjen tonë është edhe një pjesëtar tjetër që ka adoptuar dhe ishim dy vajza të adoptuara. Kemi shkuar të dyja, kurioze dhe i thamë që po ti je në dijeni që ne jemi të adoptuara? Dhe ajo tha “po, ti je gjendur në koshin e plehrave” dhe asaj tjetrës i tha diçka tjetër. Kam ikur në shtëpi, prindërve të mi iu desh të përballeshin me një tornado. Aty ka qenë hera e parë, fillimi që unë tentoja të vrisja veten nga refuzimi dhe nga ajo që kuptova. Klasa e shtatë.

Ardit Gjebrea: Që në atë moment fillove të mendoje dhe më pas e ke menduar shpesh ta bëje këtë gjë.

Pranvera: Po, për 15 vjet radhazi.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ndaloi?

Pranvera: Zoti.

Ardit Gjebrea: E falenderon?

Pranvera: I jam mirënjohëse, jam falë Atij këtu.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që kushëriri të tha që të kanë gjetur…në… s’e di pse nuk ma nxë goja ta them, ti pate guximin ta thuash, unë nuk mbërrij ta them dot..

Pranvera: Kjo ka qenë imazhi i vetëm që unë kam jetuar për vite me radhë, veten time, të pisët dhe në kosh plehrash, të hedhur, të braktisur, të refuzuar.

Vetëm kur panë se vajza e tyre nuk reshtte së gërmuari për përgjigje, prindërit birësues i konfirmuan Pranverës të vërtetën. Asokohe ajo ishte 30 vjeçe./tvklan.al

You may also like