Tërmet KATASTROFTIK në Marok! Rreth 300 persona të vdekur, shumë të bllokuar nën rrënoja

by editor

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun mbrëmjen e djeshme ku si pasojë kanë humbur jetën 296 persona.

Advertisements

Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter, ka lënë 153 të tjerë janë plagosur.

Advertisements

Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.

Tërmeti ra në orën 23:11 me orën lokale. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.

Videot e paverifikuara në X (dikur Twitter) tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë të shpërndara nga rrënojat.

Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të ardhurish.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

You may also like