Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së premtes në Francën perëndimore, në zonën e qytetit La Rochelle në Oqeanin Atlantik.

Advertisements

Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare tha se epiqendra ishte 127 kilometra në juglindje të Nantes dhe rreth tridhjetë kilometra në lindje të La Rochelle.

Advertisements

Qendra sizmologjike franceze ka llogaritur magnitudën e tërmetit në 5.9.

Lëkundjet kanë ndodhur në orën 18:38 dhe thellësia fokale ka qenë 10 kilometra. Tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të Francës perëndimore.