Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në afërsi të Napolit në jug të Italisë.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 2 kilometrash në një kalderë vullkanike (një lloj krateri), 14 kilometra nga Napoli dhe u regjistrua në orën 15:30, shkruan ANSA.

Advertisements

Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme në ndërtesa, por tërmeti trazoi banorët e Napolit dhe rajonit përreth.

Tërmetet janë të shpeshta në këtë pjesë të Italisë, pasi zona e Campi Flegrei (Fushat e Flegreit) është aktualisht nën ndikimin e bradyseizmit.

Bradyseizmi është ngritja ose ulja graduale e një pjese të sipërfaqes së Tokës, e shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e dhomave nëntokësore të magmës ose nga aktiviteti hidrotermik, veçanërisht në kalderat vullkanike.

Ky proces mund të zgjasë për mijëvjeçarë ndërmjet shpërthimeve dhe çdo lëvizje e tokës zakonisht shoqërohet nga mijëra tërmete të vogla deri në mesatare.