Tërmeti në Marok, mësuesja humbi 32 nxënësit e saj: Jam ende e shokuar, nuk fle

by editor

Tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun para një jave, u mori jetën mijëra personave ku mes tyre kishte dhe fëmijë. Një mësuese nga Maroku i kujton vazhdimisht nxënësit e saj që humbën jetën nga tërmeti prej 6.8 ballësh.

Advertisements

Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh, fshati malor ku ishte shkolla dhe nxënësit e saj, ishte më afër epiqendrës. Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye menjëherë në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët dhe zbuloi se të 32-të, nga mosha 6 deri në 12 vjeç, kishin humbur jetën.

Advertisements

“Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Përgjigja erdhi disa orë më vonë: ‘Ata kanë vdekur të gjithë’. Imagjinova teksa mbaja fletën e frekuentimit të klasës sime, derisa të kisha thirrur 32 emra; ata tani kanë vdekur të gjithë”, tha ajo.

Fëmijët ishin në mesin e pothuajse 3,000 njerëzve të vrarë nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Marok, i cili goditi mbrëmjen e 8 shtatorit. Zonat më të goditura ishin ato në jug të Marrakeshit, ku shumë fshatra malorë u shkatërruan plotësisht. Adaseel ishte një nga ato vende. ElFadel, mësuesja e gjuhës i përshkroi studentët e saj si “engjëj” dhe fëmijë të respektueshëm që ishin të etur për të mësuar. Pavarësisht se po luftonin me varfërinë dhe një krizë dërrmuese të kostos së jetesës, fëmijët dhe familjet e tyre menduan të shkonin në shkollë si “gjëja më e rëndësishme në botë”, raporton BBC.

Advertisements

Pavarësisht zërit të saj të qetë, zonja ElFadel ka vuajtur nga trauma. Ajo ende nuk mund të përpunojë atë që ndodhi me nxënësit dhe shkollën e saj.

“Unë nuk fle, jam ende në shok, njerëzit më konsiderojnë si një nga ata me fat, por nuk e di se si mund të vazhdoj të jetoj jetën time”, tha ajo.

Mësuesja ka në plan të vazhdojë karrierën e saj në mësimdhënie dhe shpreson që autoritetet do të rindërtojnë shkollën e Adaseel, e cila u shemb gjatë tërmetit.

Gjithsej 530 institucione arsimore janë dëmtuar në shkallë të ndryshme, duke përfshirë disa prej të cilave janë shembur plotësisht ose kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore, sipas deklaratave zyrtare. Qeveria marokene ka ndërprerë përkohësisht mësimet në zonat më të goditura.

You may also like