Tërmeti në Shqipëri, Agjencia e Mbrojtjes Civile jep detaje për lëkundjet sizmike

Para pak minutash, Shkodra u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 të Shkallës Rihter me një thellësi prej 15.8 km.

Advertisements

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detajet e reja ndërsa theksohet se epiqendra e tërmetit ishte në Velipojë.

Advertisements

Ndër të jera, theksohet se deri më tani nuk raportohen për dëme material.
Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.