Terror në familje/ Atentati ndaj Gentian Bejtjas, në banesë ishin 3 fëmijë. Djali 13-vjeçar në gjendje të rëndë

Krujë- Familja Bejtja ka përjetuar një terror të vërtetë mesnatën e kaluar.

Advertisements

13 vjeçari i plagosur në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet në momentin e atentatit në banesë kanë qenë 3 fëmijë. Ndërsa kujtojmë se nga atentati, shënjestra Gentjan Bejtja ka shpëtuar, por kunati i tij Ramazan Sino ka mbetur i vdekur.

Advertisements

Mendohet se autorët kanë qenë 3 persona, dy ekzekutorë dhe një shofer. Pasi kanë ndjekur viktimën, 29 vjeç, dhe nipin e tij, i kanë qëlluar me kallashnikov nga një distancë rreth 20 metra, ku ata ishin futur në oborrin e banesës.

Po ashtu bëhet e ditur se në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, nuk gjeti Gentjan Bejtjan në banesën e tij.