Një kioskë në zonën e ish-Bllokut është grabitur para pak minutash. Pronarja e kioskës thotë se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.
Advertisements
Sipas saj autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.
Advertisements
Nuk dihet akoma shuma, por nuk mendohet të jetë shumë e madhe. Gruaja pritet të merret në pyetje për të dhënë detaje.
Ndërkohë sipas asaj çfarë ka thënë paraprakisht gruaja, ende nuk dihet nëse ka pasur thikë apo pistoletë autori.