Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e një nate më parë ku nga të shtënat më armë zjarri u terrorizuan banorët e fshatit Gruemirë. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët, të cilët qëlluan fillimisht mbi kamerat e sigurisë së familjes Kurtaj. Pasi janë kthyer tre personat e familjes Kurtaj kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dy të rinjtë kanë vijuar rrugën. Gjatë ndjekjes nga tre personat e familjes Kurtaj, e cila zgjati 10 minuta, ata kanë të qëlluar me automatik kallashnikov me rreth 100 plumba.
Advertisements
“U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;”, njofton Policia
Advertisements
Nga hetimet paraprake rezulton se dy të rinjtë dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre banorët e fshatit me të cilët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
100 plumba drejt familjes Kurtaj, terrorizohen banorët në Malësinë e Madhe. Ja si nisi sulmi
Njoftimi i Policisë Malësi e Madhe
Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.
Vijon puna intensive për kapjen e tyre
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.
U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.