Testohet çipi me Wi-Fi në tru, Elon Musk: Prova e parë u krye me sukses te një pacient

by editor

Miliarderi amerikan Elon Mask pretendon se firma e tij “Neuralink“ ka arritur për të parën herë të vendosë me sukses në trurin e njeriut një mikroçip që merr komanda nga larg me valë “Wi-Fi”. Mask shkruan në rrjetin social “X” në pronësi të tij se ky mikroçip i është vendosur një personi me ndërlikime të sistemit nervor.

Në provat e para, truri i tij ka bashkëvepruar shumë mirë me mikroçipin. Përmes lidhjes me komputerin dhe pajisjet e tjera elektronike pacienti është në rrugë të mbarë drejt shërimit – shkruan ndër të tjera Mask. Produktin e ka emërtuar “Telepatia”.

Advertisements

Megjithatë, shkencëtarët thonë se duhet treguar kujdes nëse flitet që tani për sukses, pasi rezultatet e vërteta shfaqen në një plan afatgjatë. Në Europë dhe Shtetet e Bashkuara janë duke testuar pajisje të ngjashme me mikroçip tek pacientët me probleme të sistemit nervor. Një prej rasteve të publikuara vitin e kaluar në revistën Nature, është në Zvicër kur Shkolla Politeknike e Lozanës arriti kthjë aftësinë e të ecurit më këmbë, një pacienti të paralizuar.

You may also like