Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar një video tronditëse ku tregohen pamjet nga pika kufitare në Serbi.
Advertisements
Pamjet shokuese të publikuara tregojnë se si policia serbe dëbon të zhveshur në temperatura shumë të ulëta nga kufiri drejt Maqedonisë së Veriut.
Advertisements
“The guardian” ka publikuar pamje ekskluzive ku duket qartë se si autoritetet serbe po i trajtojnë në mënyrë mizore emigrantët sirianë, dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit në kufijtë evropianë.
Media prestigjioze njoftoi se i ka siguruar pamjet nga “LEGIS”, një organizatë jo qeveritare të Maqedonisë së Veriut. Videot janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë.
“The Guardian” raporton se ky është incidenti i dyti gjatë një periudhe 24-orëshe, ku më shumë se 50 emigrantë sirianë u detyruan të zhvisheshin nga autoritetet serbe.
Kthimet “shqetësuese dhe degraduese” erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.
Në lidhje me kete incident reagoi edhe Dunja Mijatovi?, komisionere për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës.
“Këto incidente nuk janë vetëm shqetësuese, por edhe tregues të një tendence më të gjerë, shqetësuese midis vendeve anëtare të Këshillit të Europës.”
Gazeta britanike “Thë Guardian” ka provuar të kontaktojë autoritetet serbe, por sipas saj ende nuk ka marrë një përgjigje nga Beogradi.