Njerëzit janë të bindur që filmi i famshëm vizatimor “The Simpsons” ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në një seri të mbi 20 viteve më parë.
Advertisements
Advertisements
Këtë të martë (5 nëntor), zhvillohen zgjedhjet presidenciale ndërsa gara po shtrëngohet mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
Advertisements
Por tashmë ka një fitues nëse, The Simpsons qëllojnë në shenjë edhe këtë herë.
Transmetuar në vitin 2000, episodi i sezonit 11, i titulluar “Bart to the Future” (Barti në të ardhmen), është cituar shumë në të kaluarën, duke iu referuar rritjes së Trump në pushtet dhe mandatit përfundimtar si presidenti i 45-të i SHBA nga 2017 deri në 2021.
Megjithatë, fokusi kryesor në këtë rast është diçka që Lisa vesh.
Lisa shfaqet duke veshur një kostum vjollcë ndërsa zgjidhet si Presidente në të ardhmen, pas një mandati katastrofik me Trump në këtë pozicion.
Si presidente, Lisa thotë: “Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump”.
Dhe ndërsa kjo po ndodh, ajo vesh një kostum ngjyrë vjollcë shumë të ngjashëm me atë të Harris kur Joe Biden u inaugurua si Presidenti i 46-të në janar 2021.
Duke u bërë zëvendëspresidente në atë kohë, ajo ishte e veshur me ngjyrë vjollce pothuajse tamam si Lisa.