Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo thirrje për një armëpushim ose ndërprerje të armiqësive me Hamasin, raportojnë mediat e huaja.
Advertisements
“Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive… thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë,” thotë ai.
Advertisements
Ushtria izraelite deklaroi se ka vazhduar operacionet e saj tokësore në Rripin e Gazës, gjatë orëve të fundit. Izraeli pretendon se ka shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë pozicionet antitank dhe ato të lëshimit. Gjithashtu raportohet se katër komandantë të lartë të Hamasit, përfshirë kreun e forcës detare të grupit, u vranë.
Strategjia e IDF-së, për momentin, duket e fokusuar në izolimin e pjesëve të enklavës palestineze: popullsisë i është bërë thirrje të shkojë në pjesën jugore të Rripit, e cila duhet të ndahet nga zona veriore ku do të zhvillohen shumica e luftimeve.
Zona nga Wadi Gaza deri në kufirin verior duhet të ndahet më pas në “sheshe” me anë të parregullta, brenda të cilave ushtarët izraelitë do të neutralizojnë njësitë armike shtëpi për shtëpi.Tani që është hyrë në “një fazë të re”, grupet prej rreth 100-200 ushtarësh, do të synojnë të shkatërrojnë ndërtesa dhe struktura të larta të afta për të ndihmuar terroristët në betejën e gjatë për kontrollin e Rripit. Krahas këtyre grupeve të betejës, buldozerët e blinduar do të mbulojnë hyrjet në strehëza dhe do të ngrenë barriera në rast se Hamasi do të përdorë kamikazët.
Shumica e ushtrisë së thirrur për të luftuar këtë luftë janë rezervistë, ekipe speciale që nuk do të luftojnë në front, por do të përdoren për misione specifike si eliminimi i objektivave të nivelit të lartë.