Aksi Thumanë-Kashar pritet të hapet për qarkullim në datën 30 qershor, e tashmë thuasje çdo gjë është drejt përfundimit, duke përfshirë edhe kabinat ku qytetarët do të duhet të paguajnë tarifën e kalimit.
Advertisements
Janë 21 kilometra rrugë që i kanë kushtuar xhepave të taksapaguesve shqiptarë mbi 220 milionë euro. E megjithatë do të duhe të paguani një tarifë për të kaluar, në pamundësi të një rruge alternative pa pagesë.
Advertisements
Për 21 kilometra rrugë, shqiptarët, por edhe të huajt që zgjedhin këtë rrugë për të udhëtuar, do të paguajnë jo më pak se 2.1 euro.
Autostrada do të ketë një shpejtësi maksimale të lejuar prej 130 kilometrash, dhe do të jetë plotësisht e mbyllur.
Advertisements