Thumboi Kiarën për shtatzëninë, Eliona Pitarka shpërthen ndaj Zhaklinës: E neveritshme

by editor

Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari bëri një postim në Instagram që mori goxha vëmendjen pasi u publikua pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Advertisements

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, kishte shkruar Zhaklina në postimin e saj.

Advertisements

Të shumtë kanë qenë reagimet ndaj Zhaklinës, ndërsa më i fundit është i aktores së njohur, Eliona Pitarka. Ajo ka shpërthyer ndaj opinionistes, duke e quajtur të neveritshme dhe të shëmtuar gjestin e saj.

“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”, shkruan Eliona.

Advertisements

You may also like