Thyhet aplikacioni “Ghost”, Hoxha plas deklaratën: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE

by editor

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në një program televiziv dha detaje për operacionin “Ghost” të ndërmarrë nga policia në Australi, SHBA dhe BE.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim.

Advertisements

Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë. Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë.

Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Advertisements

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE.

Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY EÇ.

Advertisements

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë.

Në Australi janë arrestuar shqiptarë.

Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”-tha Kepi.

You may also like