Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq” ka nisur me një debat të fortë mes Eni Çobanit dhe Maliqit. Ndërsa ky i fundit ngul këmbë në kanunin e Lekë Dukagjinit dhe thotë se nuk njeh ligjin, ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nuk ia kursen disa deklarata. Çobani i thotë se një baba që marton vajzën 16 vjeçe duhet të dënohet ligjërisht.
Advertisements
Eni Çobani: Populli do ligjin dhe Kushtetutën zotëri dhe ne do ta zbatojmë deri në fund Kushtetutën! Por që ta kuptosh ligjin ti do bëjmë ca ndryshime ne në ligj që baballarë dhe nëna si ti që martojnë vajzën 16 vjeç duhet t’i dënojë ligji o zotëri! Ti duhet të dënohesh për kundravajtje penale që marton vajzën 16 vjeç!
Advertisements
Maliq: Ja urdhëro! (I zgjat duart e kryqëzuara) Po kam kanunin unë!
Eni Çobani: Tani ulu atje dhe vazhdo voto për ligjin! Jo për kanunin se kanunin nuk duhet ta lexosh më! O zotëri po ti je babai ore! E di ç’do do të thotë baba? Babai është heroi i një vajze! Unë në moshën e vajzës tënde mendoja ku do shkollohesha, kurse ti e ke lënë vajzën me fëmijë 1 vjeç e 5 muaj! E kupton kush je ti apo jo? Vajza jote duhet të ishte në shkollë!
Maliq: Unë kam kanunin e Lekë Dukagjinit.
Eni Çobani: Vajza jote dhe vajzat e shqiptarëve duhet të jenë në shkollë 19 vjeç, zotëri, jo të bëhen gra! 19 vjeç është mosha e ëndrrave të mëdha se çfarë do bëhesh në jetë, ti e ke futur dhe e ke çuar në një fshat të Burrelit dhe ngre zërin para nesh!
Maliq: Ku janë vajzat e reja sot?
Eni Çobani: Janë në shkollë duke u shkolluar. Vajzat tuaja, vajzat e baballarëve si ty janë këtu me mua që kërkojnë fëmijët se ua ka mbajtur ai djali atje!/tvklan.al