“Ti godit Heidin, pastaj…”/ Romeo thur plane me Meritonin

by editor

Teksa qëndronin jashtë në oborr, Romeo Veshaj i ka propozuar një plan Meriton Mjekiqit. Aktori i tha moderatorit që të bëjnë sikur po debatojnë, në mënyrë që banorët e tjerë të flasin sërish për miqësinë e tyre.

Advertisements

Raporti i Romeos dhe i Meritonit ka pasur ulje dhe ngritje në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Ata kishin një miqësi që nga jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila u duk se u prish për shkak të lojës së tyre në këtë reality show.

Advertisements

Por në një moment, dy banorët vendosën që të bënin paqe dhe t’i qëndronin pranë njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, banorët janë skeptik në lidhje me këtë raport shoqëror, pasi mendojnë se gjithçka po e bëjnë për lojë.

E për këtë arsye, Romeo dhe Meritoni po thurin një plan në fshehtësi që të bëjnë banorët të besojnë se po u dalin fjalët e tyre ‘se do zihen sërish’.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Nesër ti kënaqim i çik këta ne

Meritoni: Nesër me bërë show me ta, kot për qejf

Romeo: E do thonë ‘a të thashë se do zihen’, bëjnë si mjeshtra kot

Meritoni: Po mendoj se është shpejt se e kuptojnë, më mirë me nis javën tjetër

Romeo: Po ta nisim me Heidin, dëgjo vëllain

Meritoni: Më dëgjo ti mua

Romeo: Po bëjnë si mjeshtra, po bëjnë si lojtarë

Meritoni: E di, po më dëgjo mua. Të kalojë kjo javë, sa të qetësohen gjërat, në mes të debatit që ke me Julin ose Eglën, ta kërcas unë ty.

Romeo: Ti duhet t’ia kërcasësh njërit nga këta, Heidi të mbrojë atë dhe të të qëllojë ty, ti të qëllosh Heiditn

Meritoni: Bravo

You may also like