Kombëtarja Shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve “Botërori 2026”. Kjo sfidë e cila nis në orën 20:45 do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Advertisements
Gazetari i Klan News, Maksi Rama, i cili ndodhet në terren na sjell më nga afër atmosferën në kryeqytet pak orë para ndeshjes. Siç shihet edhe në pamjet e transmetuara në Klan News ndryshe nga herët e tjera, kjo e ndikuar edhe nga kushtet atmosferike, numri i tifozëve në rrugët e kryeqytetit është më i vogël.
Advertisements
Duket se nuk ka grumbullim të tifozëve për shkak të reshjeve të shiut dhe ndryshe nga herët e tjera tifozët kanë zgjedhur të shkojnë në grupe të vogla në stadium jo me marshimin klasik.
Tifozët shprehen optimist për ndeshjen e sotme ku njëri prej tyre parashikon që ndeshja e sotme do të mbyllet 3-0 në favor të Shqipërisë.
“3 me 0. Ta shikojmë ne e kemi pasion Kombëtaren. Me Brojën presim gjithmonë por ta shohim ishalla. Të dali edhe ai nga dëmtimi. Ne vijmë nga Gjermania dhe erdhëm ta shikojmë kombëtaren. Ishalla fitore!” u shpreh një tifoz.
Ndeshjen Shqipëri-Andorra mund ta ndiqni falas dhe ekskluzivisht në Tv Klan./tvklan.al