Tik-Tok vjen me masa të reja për përdoruesit evropian

TikTok, platforma e rrjeteve sociale me pronësi kineze, ka prezantuar një numër të veçorive të reja për përdoruesit evropian, me të cilat synon përmirësimin e përputhshmërisë me rregulloret në ardhje të Bashkimit Evropian.

Advertisements

Gjatë së premtes, firma prezantoi masat e reja të cilat ajo i kishte marrë për t’u përputhur me rregullat e DSA, e të cilat janë: lehtësimi i raportimit të përmbajtjes ilegale nga ana e përdoruesve evropian, lejimi i ndalimit të rekomandimeve të personalizuara për video dhe largimi i reklamimit të targetuar për përdoruesit 13 deri në 17 vjeç.

Advertisements

“Ne do vazhdojmë jo vetëm t’i përmbushim obligimet tona ndaj rregullave, por gjithashtu do përpiqemi të vendosim standarde të reja nëpërmjet zgjidhjeve inovative”, bënë të ditur nga Tik-Tok.