Tinka Kurti surprizon Laertin nga shtëpia e të moshuarve: “Kam mall për ty”

Në spektaklin e fundit të “Big Brother Albania VIP 4”, banori Laert Vasili u surprizua nga aktorja e njohur Tinka Kurti dhe aktori Helidon Fino. Gjatë një mesazhi të dhënë nga shtëpia e të moshuarve, Tinka Kurti i uroi Laertit sukses dhe e këshilloi që të mos e harrojë kurrë atë.

Advertisements

Ajo shprehu mallin e saj dhe foli për humbjen e koleges së tyre, Margarita Xhepa, duke theksuar se artistët si ata kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë të shërbejnë kombit deri në frymën e fundit.

Advertisements

“Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit.”, tha ajo.

Gjatë spektaklit, Laerti mësoi për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Margarita Xhepa, e cila u shua një ditë pas ditëlindjes së saj të 91-të. Ai u shpreh se këto figura të mëdha kanë dhënë shumë për kombin dhe se duhet të ishim sjellë më mirë me ta.