Dy janë kontrastet, që sheh në mëngjes në rrugët e kryeqytetit.
Advertisements
Si asnjëherë më parë kudo ka shumë turistë, të cilët po ndikojnë dukshëm në gjallërimin e konsumit dhe ekonomisë, që në tremujorin e parë u frenua nga emigracioni dhe çmimet e larta. Në kahun tjetër, ndonëse ora po i kalonte 10:00 paradite, koshat e mbeturina ishin plot me plehra në disa zona (shiko foton 1), një panoramë që është e pakonceptueshme për turistët.
Advertisements
E njëjta situatë dhe në bregdetin e Durrësit. Mbeturinat pastrohen shumë ngadalë, duke mos arritur që të ndjekin ritmin e shtimit të turistëve, që ishte i pritshëm këtë sezon (shiko foton 2).
Përkundrejt situatës së menaxhimit të mbeturinave, që lë shumë për të dëshiruar, si Bashkia e Tiranës ashtu dhe ajo e Durrës, të dyja që kanë kontrata me projektin e PPP-së së inceneratorit të Tiranës, kanë pasur shpenzime rekord për mbrojtjen e mjedisit, ku përfshihet pastrimi i mbeturinave.
Advertisements
Të dhënat e publikuara nga Co-plan për buxhetet e bashkive sipas zërave dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se Bashkia Tiranë shpenzoi 2.4 miliardë lekë për zërin e mjedisit në 2022, me një rritje prej 18% në krahasim me vitin 2021 dhe 21.3% në krahasim me 2020-n, që është viti më i hershëm kur Co-Plan e raporton të dhënë për këtë zë.
Shpenzimet për këtë zë përbënin 14% të totalit të të ardhurave të veta, që bashkia e kryeqytetit mbledh nga taksat e tarifat.
Durrësi shpenzoi për zërin e mbrojtjes së mjedisit 964 milionë lekë në vitin 2022, me rritje 120% në raport me vitin e mëparshëm, kur mbeturinat filluan të dërgoheshin te koncesionari i inceneratorit të Tiranës në mes të vitit. Ndërsa në raport me 2020-n, kur e bënte vetë menaxhimin e mbeturinave, shpenzimet u rritën me 151%./Monitor