Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, ndërkohë që grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës.
Advertisements
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave. “KUJDES të shtuar sot me valën e re të rrebeshit!
Advertisements
https://twitter.com/explore?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722152825659003121%7Ctwgr%5Efd756f2a4a759373f9c4ef83fe6c49a9ade7a705%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmifundit.al%2Faktualitet%2Ftirana-goditet-nga-stuhia-veliaj-thirrje-qytetareve-evitoni-levizjet–i1243603
Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës!
Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj.
Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet janë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.