Tiranë/ 48-vjeçari gjendet i pajetë brenda një automjeti, dyshohet i vrarë me armë zjarri

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Advertisements

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Advertisements

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.