Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkurë (7 shkurt) në Tiranë, në afërsi të një karburanti në Mullet, ku një makinë e drejtuar nga një 24 vjeçar ka përplasur 3 adoleshentë të moshës 17 vjeç.
Advertisements
Mësohet se si pasojë e aksidentit, 3 të miturit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.