Tiranë/ I riu kërcënon se do të hidhet nga lartësia e pallatit

Një i ri ka hipur në lartësinë e një pallati mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia.

Advertisements

Ngjarja po ndodh tek shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në zonën e Alliasit. I riu ka hipur mbi tarracën e ndërtesës 4 katërshe dhe kërcënon se do hidhet.

Advertisements

Ende nuk dihen arsyet pse i riu kërkon të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë ta bindin të heqë dorë e të zbresë poshtë.