Në Tiranë një 63-vjeçar në gjendje të dehur aksidentalisht është rrëzuar në banesën e tij duke ndërruar jetë.
Advertisements
Ndërsa një 50-vjeçar dyshohet se është vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ndodhet në spital.
Advertisements
Njoftimi:
Tiranë/Informacione paraprake
– Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
– Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve.