Tiranë/ Vdesin nga asfiksia! Pronari dhe i afërmi harruan ndezur ngrohësen me gaz te ‘Kodra e Priftit’, policia i gjen pa jetë në banesë (EMRAT)
TIRANË – Dy persona kanë humbur jetën në një banesë në kryeqytet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.
Advertisements
Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili është pronari i banesës dhe Vladimir Bengu, i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç.
Advertisements
Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se Altin Maksuti jetonte me familjen e tij në Greqi, prej disa kohësh ishte kthyer vetëm për të rikontruktuar banesën në Tiranë.Në polici familjarët kanë bërë denoncim pasi nuk përgjigjej në telefon.
Pasi kanë shkuar në banesë dhe kanë hapur derën i kanë gjetur të dy të pajetë me ngrohësen e gazit të ndezur. Dyshohet se kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar. Nuk dihet saktë nëse kanë vdekur sot apo që dje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në rrugën “Marije Kraja” rreth orës 17:20.
“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”,-njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, thuhet më tej në komunikatë.
Lajmi në përditësim…