Tiri shprehu pëlqimin për një banore tjetër, reagon Krisa Caushi: Nuk di çfarë të them, kemi …

Moderatorja Krisa Caushi ka reaguar në rrjete sociale pas një deklarate të dhënë nga partjeri i saj Tiri në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, teksa gjatë një loje, u shpreh se kishte filluar të kishte një pëlqim për një vajzë tjetër.

Advertisements

Krisa shprehet e dyzuar për atë çka partneri i saj ka thënë, teksa shpreson që e gjitha të jetë një lojë. Ish-banorja thotë se nuk e hedh poshtë njeriun e zemrës për një fjalë të thënë, pasi ai ndodhet brenda një loje, që ka dhe presion.

Advertisements

“Doja të flisja pak për deklaratën e fundit që ka bërë Tiri në Big Brother teksa është shprehur se ka filluar të pëlqejë një vajzë tjetër, nuk e kam ende një përgjigje realisht.

Ju prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk e di se çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë, uroj. Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, për atë çka ai ka thënë sepse jemi në Big Brother, është lojë provokimesh është lojë nervash.

Ama di të them që nëse unë futem sërish në shtëpi, do sqarohen shumë situata që janë të pazgjidhura të lëna pezull, por edhe me Tirin sigurisht”, është shprehur Krisa Caushi.