Tjetër aksident i rëndë në vend/ Furgoni i mallrave përplas një motorr

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan.

Advertisements

Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.

Advertisements

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.