Tjetër krim në familje, burri vret gruan dhe vajzën adoleshente pas problemeve financiare

by editor

Një tjetër krim në familje ka ndodhur në Masaçusets, SHBA, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre.

Sipas autoriteteve amerikane autori ka qenë babai i familjes, Rakesh Kamal 57-vjeç, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij Teena Kamal dhe vajzën e tyre 18-vjeçare, Arianna Kamal.

Advertisements

Në vendin e krimit dhe më konkretisht pranë trupit të autorit është gjetur një armë, e cila nuk ishte e regjistruar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, familja po përballej me probleme financiare. Një vit më parë, kishin humbur një pjesë e madhe të pasurisë dhe bashkëshortja e 57-vjeçarit kishte shpallur falimentimin.

Advertisements

You may also like